Auto

Aston Martin së shpejti vjen me... nëndetëse

Descriptive Text

Zyrtarisht ka filluar prodhimi i projektit Neptune, i një nëndetëseje të vogël me vlerë prej 3.3 milionë dollarë, të cilën kompania e njohur Aston Martin e ka zhvilluar në partneritet me kompaninë Triton Submarines.

Fjala është për një nëndetëse e cila mund të zhytet deri në 500 metra thellësi dhe mund të lëvizë nën ujë me një shpejtësi prej 5 nyje (9.2 kilometra në orë), transmeton Koha.net.

Nëndetësja Neptune do të ketë baterinë me kapacitet prej 30 kWh, me të cilën do të mund të punojë deri në 12 orë me vetëm një mbushje, si dhe do të peshojë 4,000 kilogramë.

Gjithashtu, do të ketë hapësirë për tre persona ku për ta do të ofrojë shumë rehati, duke përfshirë edhe kondicionerin.

{gallery}