Vjen versioni i ri i Volkswagen Atlas, ideal për një fundjavë të mirë

Vjen versioni i ri i Volkswagen Atlas, ideal për një fundjavë të mirë

18 shkurt 2017 21:06

Volkswagen së fundmi ka prezantuar SUV-in e saj të ri Atlas në version aventuresk në panairin e veturave në Chicago. Pra, fjala është për versionin e quajtur Weekend.

Volkswagen Atlas Weekend vjen me disa modifikime të cilat e bëjnë atë fleksibil dhe praktik, transmeton Koha.net. Njëra prej tyre është kutia “Urban Loader” mbi çati e cila ka kapacitet për bagazh deri në 500 litra dhe mund të ngarkohet me gjëra të tilla si skijet, snouboard, kajaki dhe biçikletë.

Versioni Weekend, po ashtu vjen me motor 3.6-litër V6 me kapacitet prej 276 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat – 4Motion.

Për detajet më të hollësishme në lidhje me modelin standard Volkswagen Atlas, mund të lexoni KËTU.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme