Auto

A ka vërtet rëndësi vendi se ku është ndërtuar vetura e re?

Sa prej konsumatorëve e dinë vendin e prodhimit të veturës së tyre? D

Disa nga veturat më të mira evropiane janë duke u ndërtuar në çdo cep të botës, si për shembull, Mercedes C-Class e Volkswagen Polo që ndërtohen në Afrikën e Jugut ndërsa Vauxhall mokka X në Bupyeong të Koresë së Jugut.

Në Britaninë e Madhe vetëm 15 për qind e veturave të shitura në këtë shtet ndërtohen aty, e kështu ndodh për shumicën e vendeve evropiane, e siç dihet në Kosovë nuk ndërtohet asnjë, transmeton koha.net.

E për këtë nuk duhet shumë për të kuptuar se shumica e blerësve nuk është se iu intereson vendi i prodhimit të veturës së tyre.

Por a duhet që konsumatorët të shqetësohen kur vetura e tyre, edhe pse e markave të famshme botërore, është ndërtuar në Kinë, “Made in China”?.

Kjo etiket gjithmonë do të ketë konotacione negative në sytë e njerëzve, por ky tani është bërë një supozim tërësisht i vjetruar dhe kjo u dëshmua edhe në panairin e veturave që u mbajt në Pekin.

Kompania Lynk & Co ka ftuar median në fabrikën 1.4 miliardëshe të saj të re të ndërtuar për herë të parë në një qytet kinez, Xhangjakou, transmeton koha.net.

Kjo fabrikë ka marr tre vite për tu ndërtuar me sasi për 200 mijë vetura në vit, fal sistemin të madh automatik të ndërtimit.

Shumica e robotëve janë ndërtuar në Gjermani e ngjitja e pjesëve është Suedeze, kjo fabrikë ka standardet më të larta në prodhimin e veturave në botë.

Sipas ueb faqes automobilistike angleze, autoexpress, në fakt veturat që prodhohen në këtë fabrikë kanë një standard më të lartë se disa automjete që ndërtohen në Evropë.

Shumë fabrika botërore janë duke shikuar që ta bëjnë të njëjtë gjë.

Shefi i Volkswagen tashmë ka thënë se kjo kompani është duke konsideruar që veturat e saja ti prodhoj në Kinë e ti eksportoj në Evropë, për herë të parë.

Kjo para 10 viteve do të konsiderohej si diçka e pa imagjinueshme, por në të ardhmen e afërt shumë prej veturave do të jenë të prodhuara në Kinë, “Made in China”.