Auto

Mësohet data e debutimit të SUV-it të ri të Rolls-Roycet

Descriptive Text

Edhe se premiera e modelit Cullinan fillimisht është paralajmëruar për këtë verë, SUV-i i parë në gamën e prodhuesit britanik do të prezantohet më 10 maj.

Rolls-Royce tash për tash mban të fshehtë detajet teknike të Cullinanit, por jo zyrtarisht mësohet se ai do të ketë motor 6.75-litër Twin-Turbo V12 nga Phantom i ri, i cili është me kapacitet prej 571 kuajfuqi, transmeton ksp.

Kur të dalë në sallonet e shitjes, Rolls-Royce Cullinan konkurrent kryesor do të ketë modelin SUV Bentley Bentayga.