Auto

G-Power BMW M2 me 500 kuajfuqi

Descriptive Text

Me qëllim të përmirësimit të performancës së modelit M2 Coupe të BMW-së, kompania e njohur G-Power që nga viti 2016 pati ofruar paketën Bi-Tronik 5 kur ka përforcuar motorin 3.0-litër me gjashtë cilindra në 410 kuajfuqi.

Tani, nga G-Power për M2 vjen edhe një paketë më e fuqishme – përforcimi i motorit në 500 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky përforcim i motorit, këtë M2 Coupe e bën që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,9 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 310 km/h.

Gjithashtu, paketa e re e G-Power për këtë BMW M2 Coupe përfshinë edhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave nga titani, set të ri të rrotave 20-inç nga alumini, si dhe amortizatorët e modifikuar.

{gallery}