Auto

Zbulohet Mercedes-AMG E 53 super sportiv për të zëvendësuar E 43

Ky është Mercedes-AMG E 53 4MATIC+, i cili zëvendëson e 43 e vjetër në E-Class.

Ofrohet i model saloon e estate, E 53 ka motorin AMG më të ri të Mercedesit, 3.0 litërsh me benzinë, por që punon në bashkëpunim me një tjetër elektrik.

Ky motor prodhon 429 kuaj fuqi i vetëm por ka plus 22 kuaj fuqi që i shtohen fal motorit elektrik, transmeton koha.net.

Që të dy modelet, saloon e estate kanë performanca identike, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrijnë për 4.5 sekonda si dhe kanë shpejtësinë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë.

Modeli i ri ofrohet vetëm me të gjitha rrotat aktive 4MATIC+ si dhe nëntë marshe automatike.

Që të dy modelet kanë rrotat 19 inç standard, plus sistemin e shkarkimit të gazrave AMG si dhe sistemin e brendshëm COMAND, i cili kontrollon pothuajse çdo gjë nga ekrani 12.3 inç.

Mercedes-AMG E 53 4MATIC saloon apo estate që tani mund të porositet, ndërsa dorëzimet e para të tij do të bëhen në korrik të këtij viti.

Çmimi i E 53 S saloon e estate do të filloj nga 71 mijë euro.

{gallery}