Auto

Dy super ‘bisha’ të Mercedes Benzit shumë shpejt në shitje

Descriptive Text

Mercedes do të lansojë variante të reja të G-Class në të ardhmen e afërt, përfshirë versionin super të shpejtë G 63 S e një model super luksoz Maybach.

Duke folur gjatë lansimit të G-Class-it të ri në Francë, shefi i Mercedesit, Dr Gunnar Guthenke ka thënë se fal platformës së re të SUV-ëve do të ketë variante të reja, dhe kjo është e pashmangshme, transmeton koha.net.

“Ne kemi pasur G 63 6x6, G500 4x4 si dhe e Landaulet” ka thënë ai, për versionet e tyre super të shpejta.“A do të ketë të tjerë që do të vijnë, Sigurisht”, ka shtuar ai.

“Ne kemi një ekip të vogël, por të gjitha këto vetura janë zhvilluar shumë shpejt. Të shohim se si do t’ia dalim me versionet e reja”, ka shtuar ai.

Kjo sugjeron se pas versioneve standarde me pesë ulëse SUV, versionet e limituara të G-Class shumë shpejt do të zbulohen.

Në pyetjen se a do të shohim shumë shpejt nj version super ekskluziv luksoz Maybach të G-Class-it të ri, Guthenke ka thënë: “Ne kemi pasur maybach me Landaulet. Ne dëshirojmë që ta vazhdojmë këtë traditë”.

{gallery}