Auto

Porsche elektrik me dy rrotë

A keni pyetur ndonjëherë se si mund të duket një motoçikletë të cilën do ta prodhonte një kompani e veturave sportive? A keni menduar ndonjëherë se Ferrari, McLaren, Lamborghini mund të hyjnë në industrinë e motoçikletave?

Këto pyetje i ka bërë dizajneri spanjoll Miguel Angel Bahri dhe si rezultat doli kreacioni i tij i fundit që mban emrin Porsche 618, transmeton Koha.net. Fjala është për një koncept të motoçikletës elektrike e cila tregon se si mund të duket motoçikleta e kompanisë nga Shtutgarti.

Bahri për frymëzim ka huazuar disa elemente nga modeli 911 Turbo, 918 Spyder dhe 919.

Koncepti Porsche 618 është i dizajnuar me një qendër të ulët të ekuilibrit dhe një bateri të montuar në mes, për stabilitet më të madh. Ky koncept, pjesën e drejtimit e ka të ngjashme me motoçikletën e shfaqur kohëve të fundit Vyrus 986 M2 Street.

“Rezervari për karburant” mund të hapet dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e helmetës dhe ndonjë gjë tjetër që dëshironi.

Gjithashtu, koncepti Porsche 618 ka edhe një ekran 8-inç të ndjeshëm në prekje i cili mund të paraqesë informacione të nevojshme në lidhje me motoçikletën, të tilla si gjendjen e baterisë apo navigacionin GPS.

{gallery}