Auto

Kush i prodhon gomat për veturat më ekskluzive në botë

Pirelli ka prezantuar gomat e reja Stelvi Corsa, të cilat duken të njëjta sikurse ato që janë përdorur në Ferrari 250 GTO në vitin 1960, por që tani kanë përdorur teknologjinë e re me dhëmbëzorë më të mëdhenj.

Këto goma janë bërë për t’u përdorur vetëm në Ferrarin rreth 40 milionë dollarësh, 250 GTO, që është vetura më e vlerësuar në botë, transmeton koha.net.

Stelvio Corsa është pjesë e vargut të gomave Pirelli Collezione për veturat prestigjioze e historike, ku gjithashtu përfshihet Cinturato CN72 për Maserati e P7 e CN36 për Porsche.

Këto goma të patentuara duket të njëjta me ato të kohërave të vjetra, por ato janë të reja e përdorin komponent të ri e janë më të avancuara.

Inxhinierët e Pirellit kanë përdorur të njëjtat parametra që dizajnerët e asaj kohe i kanë bërë, për të kompletuar karakteristikat origjinale të nevojshme për t’u përdorur nga “fellnet” e asaj kohe.

{gallery}