Auto

Motobarka super e shpejtë e Mercedesit

Marka gjermane ka bashkëpunuar me Cigarette Racing për të ndërtuar Marauder AMG, e cila është një motobarkë super e shpejtë e inspiruar nga AMG GT R, transmeton koha.net.

Mercedes prapë ka bashkuar forcat me partnerin e vjetër Cigarette Racing për të dizajnuar një motobarkë super të shpejtë, për të festuar gjysmë shekullin e AMG e po ashtu 10 vjetorin e bashkëpunimit të tyre ndërsa do të prezantohet në panairin internacional të barkave në Miami.

Fuqia e kësaj barke nuk vjen nga njësit e Mercedesit, por nga dy motor V8 Mercury Racing. Secili nga motorët prodhojnë mbi 1550 kuaj fuqi, duke i bërë mbi 3100 kuaj fuqi së bashku.

I gjithë dizajni është i bërë nga fibrat e karbonit për të reduktuar peshën në vetëm 600 kilogramë.

Çmimi i Marauder AMG nuk është publikuar, por Cigarette Racing ka thënë se barka është në dispozicion për kërkesa nga blerësit potencial.

{gallery}