Auto

Del në shitje Bentley Continental GT Off-Road unik

Ky është Bentley Continental GT Off-Road unik i cili aktualisht shitet nga kompania holandeze Classic Youngtimers.

Ky model unik është i bazuar në Bentley Continental GT i vitit 2004, transmeton Koha.net. Fjala është për një model luksoz i cili ka amortizatorët me ajër dhe sistemin shkarkimit të gazrave, elementet shtesë për siguri, rrotën rezervë dhe dritat LED në çati, maskën e përparme dhe pasqyrat me ngjyrë të zezë mat, si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Rrotat i ka me diametër prej 20-inç.

Ky Bentley Continental GT Off-Road unik ka të kaluara vetëm 85,166 kilometra dhe ka motor 6.0-litër W12 Twin-Turbo me kapacitet prej 560 kuajfuqi.

{gallery}