Auto

Spiunohet Mercedes-AMG E-63

Në internet kanë rrjedhur fotografitë e modelit Mercedes-AMG E-63.

Fotografitë janë bërë nga një lexues i uebfaqes së njohur Motor1 në Sitges, një qytet rreth 35 kilometra në jugperëndim të Barcelonës.

Maskimi nuk mundëson të dihen specifikat e veturës dhe dizajni i tij.

Sipas informatave jo zyrtare, versioni prodhues i këtij modeli mund të marrë sufiksin R dhe të marrë pozitën në krye të familjes E-Class, transmeton ksp.

Mercedes-AMG E-63 pritet të ketë motor 4.0 litra V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 604 kuajfuqi.

{gallery}