Auto

Versionet e reja të Mercedes-Benz X-Class me interier të paparë

Kompania e njohur polake Carlex Design dhe kompania Pickup Design janë marrë me modifikimin e Pick-upit të ri Mercedes-Benz X-Class dhe rezultati doli shumë atraktiv.

Modeli i këtyre dy kompanive quhet Exy, i cili vjen në dy versione – Urban dhe Off-Road, transmeton Koha.net. Dizajni i interierit të tyre është i paparë deri më tani.

Lexoni edhe: 

Specifikat dhe çmimi i Mercedes-Benz pickup i ri X-Class [foto]

Versioni Urban (për qytet) vjen me paketën për aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit, maskën e përparme të modifikuar, rrotat 22-inç nga alumini, amortizatorët e modifikuar, mbulesën e re për hapësirën e bagazhit, ulëset sportive “Recaro”, si dhe interierin prej lëkure me ngjyrë të kuqe dhe elementeve të tjera nga fibra të karbonit.

Në anën tjetër, versioni Off-Road (për të gjitha terrenet) është më i lartë se ai Urban, vjen me disa elemente shtesë për siguri, rrotat dhe gomat e reja, dritat shtesë në çati, etj.

{gallery}