Auto

Sot mbyllet sezoni dimëror për veturat

Më 15 mars ka përfunduar sezoni dimëror për automjetet në trafikun dimëror.

Nga 15 nëntori e deri sot, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që kanë marrë pjesë në trafikun rrugor është dashur t’i kenë pajisjet dimërore. Ndërsa pas 15 marsit pjesëmarrësit në trafik nuk mund të dënohen nëse nuk i kanë këto pajisje.

Dënimet për mungesë të pajisjeve dimërore kanë qenë prej 40-300 euro.