Auto

Volkswagen përfundon prodhimin e Beetlet

Descriptive Text

Volkswagen Beetle nuk do të ketë më pasardhës.

Gjiganti gjerman ka njoftuar se do të ndalë prodhimin e këtij modeli të famshëm.

Kjo është bërë e ditur në panairin e veturave në Gjenevë nga ana e shefit të njësisë për hulumtime të kompanisë, Frank Velsh, në një bisedë për Autocar, transmeton KP.

Edhe pse kompania gjermane nuk do të prodhojë VW Beetle elektrik, planifikohet pasuesi i klasikut të dytë të Volkswagen, i cili dikur ishte shitur në botë nën shenja të ndryshme sikurse janë Kombi, Transporter, Camper, Microbus.

Kombi i ri elektrik do të jetë i bazuar në konceptin e VW ID Buzz nga viti 2017 dhe do të ketë retro dizajn sa i përket versionit origjinal të viteve të pesëdhjeta.