Auto

Volt Lacama - motoçikleta elektrike me stil të jashtëzakonshëm

Lacama, modeli i parë elektrik i kompanisë italiane Volt, nuk është ndër motoçikletat e bukura të cilat i kemi parë ndonjëherë, por është e denjë për lavdërim sepse ky brend italian padyshim ka bërë që kjo motoçikletë të lë përshtypje.

Volt Lacama me stil të jashtëzakonshëm mbart një nga problemet më të mëdha të dizajnit të cilat prodhuesit kanë me motoçikletat elektrike, dhe ai është se si të përshtatet bateria masive në motoçikletën elegante.

Volt, modelin Lacama e ofron në disa versione të ndryshme, duke përfshirë Café Racer, Scrambler dhe Roadster, transmeton Koha.net.

Motori i Lacamas është me kapacitet prej 94 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 4,6 sekodna, dhe si e tillë me peshë 245 kilogramë kjo motoçikletë ofron perfomancë mjaft solide.

Përveç kësaj, ajo vjen edhe me teknologjinë moderne të tillë si instrument-tabela TFT e ndjeshme në prekje e cila përfshinë integrimin e lidhjes GPS dhe të smartfonave iOS dhe Android. Po ashtu, vjen edhe me teknologjinë për karikim të shpejtë të baterisë, kur për 40 minuta mund të karikohet 80 për qind e baterisë.

Secila motoçikletë ndërtohet sipas dëshirës së pronarit, përmes amortizatorëve Öhlins, frenave Brembo, rrotat 17-inç dhe çmimit prej rreth 35 mijë euro.

Volt Lacama do të jetë në dispozicion në Europë dhe Amerikën Veriore, por ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion edhe për tregje tjera.

{gallery}