Auto

Kështu mund të duket BMW M2 CSL

Descriptive Text

Një kohë të gjatë flitet se BMW është duke përgatitur versionin e fuqishëm të modelit M2 i cili mund të mbajë emrin CS, CSL ose GTS.

Derisa nuk do të shfaqet zyrtarisht një model i tillë, artisti francez i dizajnit grafik Monholo Oumar përmes një seti fotografish ka prezantuar idenë e tij se si mund të duket M2.

Oumar për këtë kreacion ka huazuar disa elemente për aerodinamikën nga koncepti BMW 2002 Hommage, transmeton Koha.net. Sipas Oumar, ky M2 karakterizohet edhe me pjesën e përparme me pamje “agresive”, spoiler të madh të pasmë dhe difuzer nga fibra të karbonit, ndërsa për interier ka parashikuar ulëset më të lehta, timonin M Performance, si dhe disa detaje tjera fibra të karbonit.

Sipas disa njoftimeve të mëparshme, M2 i tillë në ofertën e BMW-së do të mund të gjendet gjatë vitit të ardhshëm, si model i vitit 2019.

Gjithashtu, BMW M2 CSL pritet të peshojë më pak për dallim nga M2 standard, si dhe me motor 3.0-litër me gjashtë cilindra të huazuar nga BMW M3/M4.

Në BMW M2 CLS ky motor do të zhvillojë rreth 400 kuajfuqi dhe do të jetë në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi ose me marshin M-DCT me shtatë shpejtësi.

{gallery}