Një kohë të gjatë flitet se BMW është duke përgatitur versionin e fuqishëm të modelit M2 i cili mund të mbajë emrin CS, CSL ose GTS.
Derisa nuk do të shfaqet zyrtarisht një model i tillë, artisti francez i dizajnit grafik Monholo Oumar përmes një seti fotografish ka prezantuar idenë e tij se si mund të duket M2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOumar për këtë kreacion ka huazuar disa elemente për aerodinamikën nga koncepti BMW 2002 Hommage, transmeton Koha.net. Sipas Oumar, ky M2 karakterizohet edhe me pjesën e përparme me pamje “agresive”, spoiler të madh të pasmë dhe difuzer nga fibra të karbonit, ndërsa për interier ka parashikuar ulëset më të lehta, timonin M Performance, si dhe disa detaje tjera fibra të karbonit.
Sipas disa njoftimeve të mëparshme, M2 i tillë në ofertën e BMW-së do të mund të gjendet gjatë vitit të ardhshëm, si model i vitit 2019.
Gjithashtu, BMW M2 CSL pritet të peshojë më pak për dallim nga M2 standard, si dhe me motor 3.0-litër me gjashtë cilindra të huazuar nga BMW M3/M4.
Në BMW M2 CLS ky motor do të zhvillojë rreth 400 kuajfuqi dhe do të jetë në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi ose me marshin M-DCT me shtatë shpejtësi.
{gallery}