Auto

Firma britanike prezanton modelin e harruar

Kompania e veturave britanike, Morgan i ka dhënë fund punës 18-vjeçare në modelin Aero 8, por para lansimit të këtij modeli, kjo firmë është përkujdesur që të prezantojë njërin prej serive më të “çmendura” të dyulësit.

I quajtur Aero GT, vetura do të dalë në shitje me vetëm tetë modele, të cilat do të shiten me porosi.

Image

Kjo veturë e dizajnuar që do të kushtojë 144 mijë funte, është sjellë nga periudha e harruar e fillimit të viteve 2000.

Aero 8 u prezantua në vitin 2000 dhe kishte joshur interesimin e klientëve të profilit të lartë, pa përmendur këtu aktorin e njohur Rowan Atkinson.

Image

Kompania 108-vjeçare ka vendosur ta kthejë në jetë “djalin e vjetër”, por me një pamje më muskuloze.

Vetura ka motorin 4.8-litra V8 dhe posedon 367 kuajfuqi. Shpejtësia maksimale e kësaj veture është 250 kmh.

Image

Image

Image
Modeli origjinal i vitit 2000