Auto

Brabus sjell kabrion e ri më të shpejtë dhe të fuqishëm në botë

Descriptive Text

Kompania e njohur gjermane Brabus më herët pati prezantuar modelin e saj të modifikuar Mercedes S-Class në version kabrio, ndërsa të njëjtin “kabrio më të shpejtë dhe të fuqishëm në botë me katër ulëse” patën mundësi që ta shohin vizitorët në panairin e veturave në Gjenevë.

Këtë kabrio Brabus e ka emëruar Brabus 850 Biturbo Cabrio, ku për ndërtimin e tij si bazë ishte Mercedes-AMG S63 Cabrio, transmeton Koha.net. Ky model vjen me motor 6.0-litër V8 Bi-Turbo.

Brabus 850 Biturbo Cabrio është me kapacitet prej 850 kuajfuqi/ 625 kW dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,5 sekonda dhe atë maksimale “mbi 300 km/h”. Po ashtu, duhet theksuar se ky kabrio vjen edhe me marshin automatik me shtatë shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.

Kabrio i ri, përveç motorit të fuqishëm, në paketë përfshinë edhe aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit, maskën e përparme me logon “Brabus”, amortizatorët e modifikuar (vetura është më e ulët për 15 mm), sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, frenat më të forta, rrotat 21-inç nga alumini, si dhe interier të dekoruar me lëkurë të kuqe.

{gallery}