Auto

Prezantohet Chelsea Tractor, problem e ka vetëm parkimin

Ky është “përbindëshi” i ri Kahn Design Flying Hutsman 6x6 Civillian Carrier, me kapacitet prej tetë personave dhe është për të gjitha terrenet.

Ky është “përbindëshi” i ri Kahn Design Flying Hutsman 6x6 Civillian Carrier, me kapacitet prej tetë personave dhe është për të gjitha terrenet.

Vetura gjigante me nëntë ulëse filloi jetën si modesti Land Rover Defender 110, por së fundmi është zgjeruar në 5.1 metra dhe i janë shtuar edhe dy rrota për t’u bërë SUVi- më i jashtëzakonshëm në botë.

Me çmim fillestar prej 250 mijë eurove, ky SUV e ka vetëm një problem: Ku të gjejë hapësirë të mjaftueshme për t’u parkuar, transmeton Koha.net.

I prezantuar nën markën Chelsea Truck Company, Kahn Design dëshiron që këtë veturë gjigante ta kenë adhuruesit e “brutalitetit”.

Vetura vjen me dy versione të motorit. Versioni i parë është 2.2 litra diesel me 170 kuajfuqi dhe shpejtësi maksimale deri në 200 kmh, ndërsa versioni 6.2 litra V8 diesel me 430 kuajfuqi.

{gallery}