BMW prezanton “bishën” M8 Gran Coupe

BMW prezanton “bishën” M8 Gran Coupe

06 mars 2018 15:11

BMW ka prezantuar konceptin M8 Gran Coupe në Geneva Motor Show duke konfirmuar se një model i prodhuar do të shihet para fundit të vitit të ardhshëm.

Koncepti tregon vizionin e kompanisë për ekstreme. Zëvendëspresidenti për dizajn, Domagoj Dukec, e ka përshkruar këtë dizajn si të përzier, duke marrë shenja nga luksi dhe nga rehatia.

Anësoret e veturës e bëjnë atë të duket më agresiv.

BMW nuk ka treguar asnjë detaj teknik të konceptit, por ka njoftuar se modeli M8 Gran Coupe pritet të ketë strukturë të njëjtë me të sapolansuarin M5. Kjo nënkupton që ai do të ketë sistem që tërheqë me katër rrota, ka marsh automatik me tetë shpejtësi dhe motor 4.4-litërsh V8. Pritet që të ketë deri në 600 kuajfuqi.

Një model i tillë pritet të kushtojë rreth 140 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme