Mercedes-AMG GT me 4 dyer i gatshëm të debutojë në Gjenevë

Mercedes-AMG GT me 4 dyer i gatshëm të debutojë në Gjenevë

04 mars 2018 22:43

Brenda pak ditësh, Mercedesi do të prezantojë modelin më të ri AMG GT 4-Door Coupe.

Debutimi i këtij modeli sportiv do të bëhet në panairin e veturave në Gjenevë, i cili do të mbahet nga 8 deri 18 mars.

Para ngjarjes së madhe, prodhuesi gjerman ka publikuar një video promovuese në të cilën shihet Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe.

GT Coupe do të ketë motorin e versionit të AMG-së 4.0-litër Bi-Turbo V8 me mbi 600 kuajfuqi, transmeton ksp.

Interieri i Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe është pothuajse i ngjashëm me atë të CLS-së së re.

Pas debutimit në Gjenevë javën e ardhshme, Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe do të dalë në shitje ka fundi i këtij viti. Edhe pse nuk ka paralajmërime rreth çmimit të mundshëm, nuk pritet që ai të kushtojë lirë, pasi që Mercedes CLS i ri kushton 75,150 dollarë.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme