Auto

Spiunohet Mercedesi i ri

Descriptive Text

Mercedes Benz GLB i ardhshëm është spiunuar gjatë testimit në mot të ftohtë, duke na dhënë një shikim më të afërt në pamjen e tij të lehtë.

Ndryshe nga stili hatchback GLA, GLB do të marrë një formë më praktike, e cila do të kujtonte GLK të vjetër - paraardhësi i GLC-së, transmeton KosovaPress.

Modeli më i ri besohet se mbështetet nga platforma e njëjtë si familja e re A-Class.

GLB do të fokusohet më tepër në enterior se sa kushëriri i tij GLA, duke i dhënë Mercedesit një garues solid ndaj rivalëve si BMW X1, Mini Countryman dhe gjenerata e ardhshme Audi Q3.

nuk dihet data kur modeli më i ri Mercedesit do të ketë premierën, edhe pse besohet që GLB do të debutojë më vonë gjatë këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.