Auto

Ridizajnohet Toyota Ayogo

Prodhuesi japonez i veturave vazhdon të sjellë modele të reja, të cilat janë të ridizajnuara.

Gjenerata e dytë e Toyota Aygo debutoi para katër vjetësh me dizajn të pjesës së përparme në formë të shkronjës X.

Prodhuesi japonez ka mbajtur këtë detaj të stilit edhe në versionin e ridizajnuar, dhe me disa ndryshime të vogla kozmetike, si dritat LED në formë bumerangu, të cilat janë të vendosura në dritat kryesore.

Në pjesën e pasme të automobilit është drita e re stop, po ashtu në teknologjinë LED.

Toyota nuk ka publikuar ende fotografitë e kabinës së udhëtarëve, por njoftoi se blerësit do të kenë në dispozicion kombinime të reja me ngjyra të enterierit, transmeton KosovaPress.

Aygo për 2019 ka motor me tre cilindra 1.0 benzinë, që prodhon 72 kuaj fuqi. Nga gjendja e qetë deri në 100 kilometra në orë arrin për 13,8 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale prej 160 km/h.

Modeli i ristilizuar do të ketë premierën botërore në panairin e automobilave në Gjenevë, në fillim të marsit.

{gallery}