Veturat vetvozitëse do të jenë me ngjyra të ndritshme

Veturat vetvozitëse do të jenë me ngjyra të ndritshme

22 shkurt 2018 18:56

Përveç faktit se veturat autonome në të ardhmen do të jenë të privuara nga komandat e kontrollit që njohim sot, këto automjete gjithashtu do të kenë ngjyra të veçanta të jashtme.

pasur parasysh se sistemi LiDAR, i cili zbulon objekte lëvizëse pranë makinës me një rreze laser, është me rëndësi për funksionimin e autopilotit që automjetet me nuanca të ndritshme do të njihen më lehtë nga ato të mbyllura, raporton USA Today.

Disa kompani, të tilla si Axalta Coating System, tashmë po eksperimentojnë me futjen e nuancave reflektuese në hije të errëta të veturave për të bërë sipërfaqet me ngjyrë të errët më reflektuese, transmeton KP.

Një kompani tjetër që merret me këtë çështje, PPG Industries, eksperimenton me ngjyrat “high-tech”, të cilat përdoren në avioindustri për lyerjen e trupave të aeroplanëve.

Një sfidë tjetër për prodhuesit dhe veshjet e ngjyrave të veturave do të jetë parandalimi i ndotjes sipërfaqësore të automjeteve të tilla, pasi është me rëndësi që kamerat e jashtme dhe sensorët e "automobilave pa vozitës" nuk mbulohen nga papastërti, me qëllim që të detektojnë me sukses automjetet dhe objektet tjera.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme