Shkoda në Gjenevë do prezantojë ndryshimet në modelet e saj

Shkoda në Gjenevë do prezantojë ndryshimet në modelet e saj

22 shkurt 2018 18:43

Edhe pse në panairin e veturave në Gjenevë nuk do të paraqesë seri të re të modeleve, Shkoda në këtë manifestim vjen me risi të shumta dhe përmirësime të modeleve ekzistuese, por edhe me një version të ri.

Në stendën e Shkodës në Gjenevë do të prezantohet edhe Fabia e ristilizuar, por edhe SUV Kodiaq në versionin L&K (Laurin dhe Klement), transmeton KP.

Po ashtu, do të prezantohet edhe Octavia RS 245 sportive me paketën Challenge Plus, e cila përveç risive në stil, do të ketë edhe pajisje shtesë.

Shkoda njoftoi se Octavia, por edhe modelet Superb dhe Kodiaq do të kenë tabelë instrumentale digjitale 12.3 inç, e cila kishte një debutim në veturën SUV Karoq, transmeton kp.

Superb do të prezantohet në Gjenevë në version të ri të 2.0-litra turbo motor benzinë me 272 kuaj fuqi, me ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive.

Panairi i veturave në Gjenevë do të mbahet nga 6 deri më 18 mars.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme