Auto

Mercedesët e ri luksozë që i shtohen policisë gjermane

Shqiptarët që jetojnë apo u bie të kalojnë nga Gjermania, mund të ndalohen nga veturat më luksoze evropiane të policisë, nëse nuk i përmbahen rregullave të komunikacionit.

Sipas prodhuesit gjerman të veturave Daimler , policia e këtij shteti do të pajiset me Mercedes-Benz hibrid, me naftë e edhe me benzinë për të patrulluar në rrugë, transmeton koha.net.

Mercedes pritet të zbulojnë modelet e tyre të reja për luftimin e krimit gjatë kësaj jave në panairin e veturave për policinë i cili mbahet në Frankfurt gjatë kësaj jave.

Modelet me të cilat ata do të marrin pjesë janë GLC 350 eMatic, hibrid, bashku me modelin ikonik E-Class estate e Mercedes Vito.

Por modeli më intrigues është ai X-Class i ri, i cili shfaqet si veturë policie për herë të parë, e cila duket si një veturë perfekte për të luftuar krimin.

{gallery}