Auto

Renault Zoe për 2018-ën vjen me motor më të fuqishëm

Prodhuesi francez ka avancuar modelin elektrik Zoe për vitin 2018, i cili do të ketë një motor elektrik më të fuqishëm që sjell 109 kuajfuqi.

Renault Zoe për 2018, nga zero deri në njëqind kilometra në orë arrin për 11.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e tij është 135 km/h, transmeton KosovaPress.

Zoe për ruajtjen e energjisë elektrike përdor bateri litium-jon me kapacitet prej 41 kWh, që sipas kompanisë Renault nga 0 deri në 80% të kapacitetit mund të ngarkohet për 1 orë e 40 minuta.

Prodhuesi francez gjithashtu tha se autonomia e vozitjes në kushte vere është deri në 300 km, ndërsa gjatë dimrit bie në 200 km, transmeton ksp.

Renault Zoe 2018 do të ketë premierën në sallonin e ardhshëm automobilistik në Gjenevë, dhe shitjet në Francë do të fillojnë në mars dhe më pas në tregjet e tjera të përzgjedhura evropiane.

{gallery}