Auto

Porsche heq dorë nga të gjithë motorët me naftë për të gjitha modelet e saj

Porsche ka ndaluar prodhimin e të gjitha modeleve të saja që përdorin naftë, edhe pse ka pasur rritje të konsumatorëve të veturave të tilla, pasi ka shprehur interesim të madh në teknologjinë hibride dhe atë kompletë elektrike.

Versionet me naftë të Panamera e Macan SUV tani janë hequr nga linjat e prodhimit, e Porsche ka treguar se Macan S i fundit me naftë është prodhuar gjatë javës së kaluar, transmeton koha.net.

Porsche ka thënë se nuk do të prodhojë asnjë Cayenne të modelit të ri me naftë.