Auto

Rikthimi i legjendës Lancia Stratos

Descriptive Text

Manifattura Automobili Torino (MAT) ka marrë lejen e milionerit gjerman Michael Stoschek për të prodhuar versionin e shekullit XXI të legjendares Lancia Stratos.

Tetë vite pas njoftimit të “ringjalljes” të një prej modeleve më emblematikë të historisë së automobilizmit, më në fund projekti do të bëhet realitet, transmeton tch.

Për momentin, dihet vetëm se bëhet fjalë për një shasi të lehtë dhe një gjatësi pak më shumë se 4 metra.

Stratosi i ri do të ketë tre versione: supersportiv i rrugës, GT Racing dhe Safari.

{gallery}