Auto

Range Rover ngjitet në “Rrugën e Parajsës” në Kinë

Një Range Rover Sport në version elektrik është ngjitur në rrugën e tij drejt Parajsës, në një nga rrugët më të pabesueshme të botës, në Tianmen të Kinës, e njohur si rruga me 99 kthesa.

Modeli hibrid, 4×4 bëhet SUV i parë në botë që bën ngjitjen epike në “Rrugën e Parajsës”, një nga rrugët më sfiduese dhe gjarpëruese të Kinës dhe të botës, transmeton tch.

Sfida nis në malin e Tianmen në rrugën e Dragoit, për të kaluar më pas 99-të kthesat, njësoj si një bisht dragoi.

Ngjitja epike, me kombinimin e benzinës dhe baterisë elektrike, u realizua për 23 minuta. Kjo veturë kushton 70.800 funte dhe ecën me fuqinë elektrike zero-emision për vetëm 50 kilometra dhe mund të karrikohet në total për vetëm tre orë.

{gallery}