Auto

Mercedes nuk do të marrë pjesë më në panairin e Detroitit

Panairet e veturave së shpejti mund të mbesin një e kaluar, sepse mund të mbahen vetëm ato më të mëdha dhe më të popullarizuara, siç janë ai në Gjenevë, Paris dhe Frankfurt. Madje, edhe këto panaire kanë tërheqje të kompanive prodhuese të veturave dhe probleme të ndryshme.

Detroit tashmë ka mbetur pa Mazdan, Volvoan, Porschen, Jaguarin dhe Land Roverin, ndërsa tani do të mbetet edhe pa Mercedesin, transmeton Koha.net. Gjermanët kanë njoftuar se nga viti i ardhshëm, 2019, nuk do të pjesë e panairit të Detroitit por për vitin 2020 ende nuk ka nënshkruar.

Kjo do të ishte një goditje e fortë për panairin e Detroitit, sepse vetëm Mercedesi zë hapësirë pothuajse trefish në këtë panair.

Kësaj here në panairin e Detroitit premierën botërore e mbajti G-Class, por gjermanët thonë se për vitin e ardhshëm në këtë kohë nuk kanë parashikuar asgjë.