Auto

Peugeot 508 i ri muajin e ardhshëm arrin në Gjenevë

Kompania e njohur franceze, Peugeot, njofton se së shpejti do të promovojë pasardhësin e modelit aktual 508.

Peugeot 508 aktual është modernizuar në vitin 2014, ndërsa gjenerata e re e tij premierën do ta mbajë muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Gjenevë, i cili do të mbahet nga 8 – 18 mars, transmeton Koha.net. Sa i përket pamjes, dizajni i tij do të frymëzohet në konceptet e mëparshme të Peugeotit – Instinct dhe Exalt.

508 i ri do të vijë me platformën EMP2, e cila mundëson uljen e peshës për dallim nga paraardhësi, dhe do të ofrojë interier të rehatshëm dhe më të gjerë, me materiale cilësore dhe panelin e përparmë i-Cockpit të avancuar.

Në gamën e motorëve pritet të jenë në dispozicion motorët benzinë dhe dizel të modeleve aktuale 3008 dhe 5008, si dhe versioni plug-in hibrid (kombinim i motorit benzinë dhe motorit elektrik). Njëri nga motorët në ofertë do të jetë edhe motori Turbo me katër cilindra i Peugeot 308 GTi.

Peugeot 508 i ri do të prodhohet në Francë dhe Kinë.

{gallery}