Auto

Mercedesi i kërkon falje Kinës

Mercedez-Benz është bërë një nga kompanitë e fundit botërore që ka ngjallur reagim në Pekin.

Në njërin nga postimet në Instagram, gjiganti gjerman e kishte shoqëruar një foto me një thënie nga Dalai Lama.

“Shikoni situatat nga të gjitha anët, dhe do të jeni më i hapur”, ishte thënia e Lamas.

Lama konsiderohet separatist dhe tradhtar nga Pekini, derisa rrjeti social Instagram është i bllokuar në Kinë.

Me të parë ndjeshmërinë e rastit, Mercedez-Benz e fshiu postimin nga Instagram dhe kërkoi falje.