ABT Sportsline përgatitet fuqishëm për panairin e Gjenevës

ABT Sportsline përgatitet fuqishëm për panairin e Gjenevës

06 shkurt 2018 09:55

Kompania e njohur ABT Sportsline së fundmi ka paralajmëruar modelet RS5-R Coupe sportiv me 530 kuajfuqi dhe RS3 Sportback me 500 kuajfuqi për panairin e veturave në Gjenevë, që do të mbahet nga 8 – 18 mars.

Tani, vjen konfirmimi edhe për një model të jashtëzakonshëm.

ABT Sportsline për panairin e Gjenevës ka përgatitur edhe modelin e modifikuar Audi RS4 Avant, motori 2.9-litër V6 Bi-Turbo i të cilit është përforcuar në 510 kuajfuqi.

Ky Audi RS4 Avant tani vjen me disa elemente shtesë nga fibra të karbonit, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, rrotat nga alumini prej 20-inç, amortizatorët e modifikuar, si dhe me interier të modifikuar i cili përbëhet nga disa detaje po ashtu nga fibra të karbonit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme