Ford prezanton Ka+ në version facelift dhe Active

Ford prezanton Ka+ në version facelift dhe Active

05 shkurt 2018 13:46

Kompania e njohur Ford, sot ka prezantuar ka ristilizuar modelin e saj të vogël Ka+ dhe në të njëjtën kohë ka promovuar versionin e ri të këtij modeli për terrene të ndryshme – Active, e cila në Indi është prezantuar javën e kaluar nën emrin Ford Freestyle.

Ford Ka+ facelift – i ristiluzuar vjen me disa ndryshime, sidomos në pjesën e përparme, transmeton Koha.net. Ai tani vjen me maskën e përparme të re, dritat e reja, mbrojtësit e rinj si dhe rrotat e reja, ndërsa interieri i tij karakterizohet me instrument-tabelën e re, ekran 6.5-inç të ndjeshëm në prekje, sistemin infotainment të Fordit – SYNC3, si dhe sistemet Apple CarPlay dhe Android Auto.

Vëmendjen më të madhe e tërheqë versioni i ri Ford Ka+ Active, i cili karakterizohet me boshtin e rrotave më të gjerë, amortizatorët e modifikuar (tani është më i lartë për 23 mm), disa elemente shtesë për siguri në eksterier, mbajtësit mbi çati, korniza e zezë e dritave të përparme si dhe maska e përparme me ngjyrë të zezë.

Gjithashtu, Ka+ Active vjen edhe me ulëset e përparme me ngrohje, xhami i përparmë me ngrohje, kondicionerin automatik, aktivizimin automatik të fshesave si dhe me sensorët për parkim të vendosur në pjesën e pasme.

Në gamën e motorëve në dispozicion është motori i ri benzinë 1.2-litër Ti-VCT në version kapacitet prej 69 ose 84 kuajfuqi, si dhe motori dizel 1.5-litër Turbo me kapacitet prej 94 kuajfuqi.

Pavarësisht versionit të motorit, Ford Ka+ facelift dhe Active vijnë me marshin manual me pesë shpejtësi dhe me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme.

Ka+ të ristilizuar dhe Active, publiku i gjerë do të mund t’i shohin në fillim të muajit të ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë, nga data 8 – 18.

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme