Ford prezanton motoçikletën pa shofer për “policinë e së ardhmes”

Ford prezanton motoçikletën pa shofer për “policinë e së ardhmes”

05 shkurt 2018 10:20

Ford ka paraqitur patentën për prodhimin e një motoçiklete të re policie, por pa shofer, pra pa polic. Motoçikleta do të kontrollojë trafikun, gjobat dhe do të jetë e para i këtij lloji që vepron bazuar mbi inteligjencën artificiale.

E prodhuar nga Charles Bombardier, motoçikleta “Driverless” së shpejti do të mund të regjistrohet në radhët e policisë rrugore. Ideja e kompanisë “Ford” u konkretizua më 18 janar me aplikimin për patentën e motoçikletës së parë robotike në radhët e policisë rrugore.

Siç përshkruhet në dokument, motoçikleta do të jetë krah ekzekutiv i një sistemi kompleks të survejimit të trafikut digjital, transmeton tch. Shkelja do të sinjalizohet në robotin më të afërt, i cili, nëse është e nevojshme, do të fillojë ndjekjen e fajtorit, ta ndalojë atë dhe ta njoftojë për shkeljen.

Roboti i drejtimit do të jetë në gjendje të ketë qasje në të gjitha bazat e të dhënave për të cilat oficerët e zbatimit të ligjit normalisht kanë qasje, si dhe ndaj kontrollit të targave të automjeteve dhe dokumenteve. Në rast të shkeljeve të trafikut rrugor, një sensor i sofistikuar dhe sistemi i kamerave të sigurisë paralajmëron shoferin dhe, nëse shoferi vendos të mos ndalojë dhe të zgjedhë rrugën për të ikur, roboti i timonit do të jetë në gjendje të kryejë një ose më shumë veprime kundër automjetit që po largohet.

Motoçikleta “Driverless” nuk është tentativa e parë e përfshirjes së inteligjencës artificiale në forcat policore. Nëntorin që kaloi qeveria kineze lajmëroi hapjen e një zyre policie e gjitha e automatizuar dhe pa asnjë personel në qytetin Wuhan.

Stacioni i ri i policisë qëndron hapur 24 orë non-stop dhe trajton çështje të ndryshme ligjore që kanë të bëjnë me automjetet si regjistrimin e automjeteve deri dhe testimin virtual për t’u pajisur me patentë. Projekti është pjesë e një plani ambicioz të qeverisë kineze për të automatizuar në pjesë të forcave policore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme