Auto

Mitsubishi heq nga tregu 640 mijë vetura

Prodhuesi japonez Mitsubishi ka tërhequr nga tregu 640000 vetura për shkak të problemeve të rripit.

Rripi i njësisë motorike për shkak të defektit të caktuar mund të ngadalësohet dhe të shkaktojë probleme në funksionimin e motorit, dhe të çojë në përplasje.

Problemi është shfaqur në modelet Outlander 2008-2012, Outlander Sport 2011-2012, Lancer 2009-2012 dhe Lancer Sportback 2010-2012.

Të gjitha pjesët problematike do të zëvendësohen me shpenzime të kompanisë, transmeton KP.