Vath i shton fuqi Mercedes-AMG C63 S

Vath i shton fuqi Mercedes-AMG C63 S

04 shkurt 2018 10:45

Kompania e njohur gjermane Vath, e cila merret me modifikimin e veturave, nuk ka lëshuar rastin për të modifikuar Mercedes-AMG C63 S në version Coupe dhe kabrio.

Vath, përveç disa ndryshimeve në eksterier, për këtë model ka parashikuar edhe përforcimin e motorit të tij 4.0-litër Twin-Turbo V8, transmeton Koha.net. Tani, ky motor është përforcuar në 690 kuajfuqi, ku tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,3 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 340 km/h.

Ndër të tjera, për Mercedes-AMG C63 S, Vath ka parashikuar edhe amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 40 mm), set të ri të rrotave 20-inç, frenat më të forta, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me “zhurmën e vetë unike”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme