Prezantohet vetura pa shofer për dërgesa

Prezantohet vetura pa shofer për dërgesa

03 shkurt 2018 16:41

Teknologjia po bën hapa të mëdhenj dhe çdo ditë ballafaqohemi me zgjidhje inovative që përmirësojnë jetën tonë.

E reja më e fundit në fakt është prezantuar nga gjiganti Nuro, i themeluar nga Dave Ferguson dhe Jiajun Zhu, ish-inxhinierë të Googlet të cilët janë ekspertë në robotikë dhe mësim në vetura.

Ata pritet që së shpejti të sjellin në treg veturën për dërgesa i cili nuk ka nevojë për shofer, transmeton tch. Ky është një automjet i automatizuar i dizajnuar ekskluzivisht për transportin e mallrave, me dy ndarje që mund të mbajnë deri në dhjetë çanta për pazar.

Image

Gjithashtu ky automjet ka sensorë të sofistikuar dhe radarë, të aftë për të identifikuar këmbësorët dhe pengesat, duke forcuar sigurinë.

Nuk dihet ende kur do të jetë në dispozicion ose sa do të kushtojë, por me siguri do të revolucionarizojë botën e dërgesave në shtëpi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme