Mercedesi optimist që Hamltoni do të vazhdojë kontratën

Mercedesi optimist që Hamltoni do të vazhdojë kontratën

02 shkurt 2018 22:33

Rinovimi i kontratës me Lewis Hamilton është vetëm çështje kohe. Kjo është ajo që ka deklaruar shefi i skuadrës së Mercedesit, Toto Wolff, në një intervistë për kanalin zyrtar në Youtube të Mercedesit, teksa foli edhe për sezonin e ri të Botërorit të Formulës 1.

“Lewis është kthyer në një element të rëndësishëm të skuadrës dhe është e qartë që do të vazhdojmë të punojmë së bashku”, tha Wolff. “Bisedimet po vazhdojnë dhe po bëhen me frymë pozitive, e firma në kontratën e re është vetëm një çështje kohe”.

Lewis Hamilton, 33 vjeç, është 4 herë kampion bote i Formulës 1, por këtë sezon do ta përjetojë me çështjen e kontratës që skadon në fund të këtij viti. Britaniku do të kërkojë që të fitojë titullin e tij të pestë për pilotë, për t’u bërë i treti pilot që arrin këtë nivel pas Michael Schumacher dhe argjentinasit Juan Manuel Fangio, transmeton TCH.

Në muajin nëntor, britaniku deklaroi se shpresonte në bisedime të drejtpërdrejta me drejtuesit e Mercedesit për kontratën e tij të re. Që nga ai moment, kampioni në fuqi i botës në Formulën 1 ka preferuar që të qëndrojë në heshtje, duke mos qenë shumë aktiv në rrjetet sociale për sa i përket kësaj çështjeje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme