Ekipi SWAT i policisë shkon në punëtori pasi përzien zhurmën e veturës me të kallashit

Ekipi SWAT i policisë shkon në punëtori pasi përzien zhurmën e veturës me të kallashit

01 shkurt 2018 13:24

Policia e Atlanta’s ka reaguar menjëherë pasi një ekipi i tyre i patrullimit ka raportuar për disa tinguj të shpërthimeve të kallashnikovit.

Njësia speciale SWAT e policisë ka hyrë për të kontrolluar punëtorinë për riparimin e veturave, por ajo nuk ka gjetur ndonjë armë në të, transmeton koha.net.

Në vend të kallashnikovit, kishte disa automjete, ndër tjera një Honda Integra e modifikuar zhurma e së cilës i ngjante një kallashi.

Pronari i makinës, Enrique Mendoza u përpoq ta bindë policinë se ishte një gabim dhe se nuk kishe pasur të shtëna me armë, por policia nuk i besoi derisa ai u kthye në veturë e i dha gazë prapë.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme