Auto

Porsche nuk i frikësohet veturave elektrike

Porsche thotë se do të vazhdojë me prodhimin e veturave me djegie dhe se nuk i frikësohet të ardhmes së tregut, që parashikohet se do të jetë me vetura elektrike.

Oliver Blume, shefi i kompanisë ka thënë për “Automotive News” se gjithmonë do të ketë kërkesë për vetura sportive.

“Gjithmonë do të ketë kërkesë për vetura inteligjente sportive. Në Porsche eksperienca e ngasësit do të jetë gjithmonë prioritet, por në trafik kur parkoni diku në tollovi, shoferi mund të ketë kërkesë që vetë vetura të marrë kontrollin.

Porsche megjithatë thotë se do të përshtatet me treg dhe do të sjellë disa modele elektrike në të ardhmen.