Kompania zvicerane Micro Mobility Systems ka prezantuar veturën e saj të vogël për qytet të quajtur Microlino, prototipi i së cilës është promovuar në vitin 2016 në panairin e veturave në Gjenevë.
Siç vërehet, dizajni i Microlinos është i bazuar në modelin legjendar të BMW-së, Isetta, transmeton Koha.net. Kjo mikro-veturë karakterizohet me derën e hyrjes së veturës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMicrolino është i gjatë 2.4 metra, i gjerë 1.5 metra dhe bagazhi i tij është me kapacitet prej 300 litra ndërsa peshon deri në 450 kilogramë, varësisht nga versioni i baterisë.
Në dispozicion janë bateritë me kapacitet prej 8 apo 14.4 kWh dhe kjo mikro-veturë me vetëm një karikim të baterisë mund të kalojë deri në 120 apo 215 kilometra.
Gjithashtu, Microlino vjen me motor elektrik me kapacitet prej 15 kW/20.4 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 50 kilometra në orë e arrin për 5 sekonda dhe atë maksimale deri në 90 km/h.
Micro Mobility Systems, Microlinon në tregun evropian do ta ofrojë zyrtarisht këtë pranverë, me çmim prej 12,000 euro për version bazë. Po ashtu, kompania njofton se tashmë janë para-porositur 4,600 Microlinot.
{gallery}