Auto

Një nga modelet e para të Citroenit shitet për 70 mijë euro

Njëri nga modelet e para Citroen 2CV, i cili premierën e ka pasur më 7 tetor 1948 në panairin e veturave në Paris, është shitur në vlerë disa herë më të madhe se sa pritej.

Në ankandin e mbajtur në Paris, Citroen 2CV Tip A nga viti 1949 është shitur për 70 mijë euro.

Ai është blerë nga një muze holandez. Fillimisht mendohej se modeli i njohur do të shitej deri në 15 mijë euro, transmeton kp.

Gjithsej kanë qenë 876 automobila të këtij modeli, i cili doli në shitje në kohën e mungesës së madhe të veturave pas Luftës së Dytë Botërore.

Blerësit në atë kohë është dashur të prisnin tri deri në pesë vjet për veturën e re.

Citroen 2CV Tip A me numër të karrocerisë 00458, është në gjendje solide, por duhet restauruar para se të ekspozohet në muze.

{gallery}