Auto

Ferrari legjendar 250GT i të 50-ve del në shitje për 9 milionë euro

Një Ferrari legjendar 250GT i vitit 1950 ka dalë në shitje me një çmim fillestar prej 9.2 milionë euro.

Modeli Seria I e vitit 1958 me tavan të konvertueshëm ka motorin V12 e është i ndërtuar mjeshtërisht nga ndërtuesi legjendar Pininfarina, transmeton koha.net.

Kjo veturë është njëra ndër 40 veturat e vetme të prodhuara të këtij modeli, ndërsa ka dalë në ankandin më të madh të koleksionuesve të veturave klasike Artcurial Retromobile në Paris.

Motori i kësaj veture ka ndryshuar disa derë që nga shitja e tij nga pronari origjinal në vitin 1960 dhe ka qenë në duart e shumë koleksionuesve në Francë e SHBA.

{gallery}