Auto

Liberty Walk i jep pamje të re Lexus LC 500

Kompania e njohur japoneze e cila merret me modifikimin e veturave, Liberty Walk, në ofertën e saj tani ka paketën për aerodinamikën e modelit Lexus LC 500.

Paketa përmban mbrojtësit anësorë të zgjeruar e të veçantë, mbrojtësit tjerë shtesë, spoiler të përparmë, difuzer të pasmë, si dhe spoiler të pasmë të theksuar, transmeton Koha.net.

Këto elemente janë të ndërtuara nga plastika e përforcuar me fibra të karbonit. Kjo paketë kushton rreth 19,500 dollarë.

Gjithashtu, ky Lexus LC 500 vjen edhe me amortizatorët me ajër (që kushtojnë rreth 8,000 dollarë) si dhe me set të ri të rrotave.

Sa i përket motorit, ky LC 500 nuk raportohet se i është përforcuar motori sepse Liberty Walk nuk ofron paketa të tilla.

{gallery}