Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen T-Cross do të prezantohet në panairin e Parisit

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Volkswagen, këtë vit përveç Touregës së re planifikon të lansojë edhe një Crossover të bazuar në Polon e re.

Emri i tij ndoshta mund të jetë T-Cross, ndërsa promovimi i tij pritet të mbahet në gjysmën e dytë të këtij viti, më saktësisht në panairin e veturave në Paris.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sa i përket dizajnit, një pjesë e madhe do të huazohet nga modeli T-Roc dhe për dallim nga versioni standard i Polos, T-Cross do të jetë më i lartë dhe nuk do të ketë sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, 4Motion, shkruan autoexpress.

Volkswagen T-Cross do të bazohet në platformën MQB, ndërsa boshti i tij i rrotave do të jetë 2.56 metra, ku do të ofrojë më shumë hapësirë për pasagjerët në pjesën e pasme dhe për bagazh, transmeton Koha.net. Po ashtu, pritet të vijë me interier të përbërë nga materialet cilësore si dhe me një numër të sistemeve të ndryshme të lidhjes dhe për ndihmë të shoferit.

Sa i përket motorit, në gamë do të gjendet edhe motori benzinë 1.0-litër Turbo me tre cilindra, dhe përveç marshit manual me 5 dhe 6 shpejtësi konsumatorëve do t’u ofrohet edhe marshi i dyfishtë.

Gjithashtu, Volkswagen T-Cross mund të vijë edhe në version plug-in hibrid dhe version sportiv GTI me motor benzinë 2.0-litër Turbo.

{gallery}