Auto

Konfirmohet VW Golf 8

Volkswagen ka thyer heshtjen për gjeneratën e ardhshme të Golf-it, duke zbuluar se ka investuar 1.8 miliardë euro në zhvillimin e modelit Mk8 dhe ka konfirmuar datën e lansimit të tij.

Veturat e para janë planifikuar që të dalin nga linja e prodhimit nga fabrika e tyre në Wolfsburg, siç kanë thënë ata, pas 75 jave nga tani, që i bie nga fundi i qershorit të 2019-ës, transmeton koha.net.

Shefi për vetura të vogla i Volkswagen-it, Karlheniz Hell ka thënë: “Golfi i ardhshëm do ta dërgoj Volkswagenin në një fushë me vetura kompletë të lidhura me funksione të zgjeruara autonome të vozitjes. Do të ketë softuer më shumë në kabinë se sa është vënë ndonjëherë.”

Golf do t’i nënshtrohet transformimit të tij më të madh në 43 vite për gjeneratën e ardhshme derisa marka gjermane përgatitet të lansojë teknologjinë hibride dhe të ndërroj komplet interierin e tij.

{gallery}